36 shkolla kërkojnë nga MASH mësim me prani fizike

Advertisment

36 shkolla kanë kërkuar nga Ministria e arsimit mësim me prani fizike, prej tyre 21 shkolla fillore 15 shkolla të mesme, kështu deklarua ministrja për arsim Milla Carovska ndërsa siç shtoi ajo afati për tu paraqitur është deri më sot.

Ministrja Carovska tha më tej se ditëve të fundit ka diskutuar persona përgjegjës se si do të zhvillohet arsimi i kombinuar por edhe mësimi online.

Reklame

Carsovska dha një lajm të mire për procesin mësimor duke thënë se ministria ka përgatitur platformë të re për mësim online e cila siç vuri theksin ajo do të jetë praktike për nxënësit dhe mësimdhënësit.