37 raste të reja me Covid19 dhe katër vi ktima

Advertisment
HTML Image as link

Gjatë 24 orëve të fundit nga 464 teste të kryera 37 persona kanë rezultuar pozitiv në Kovid-19 dhe atë: Shkup-20, Kumanovë-3, shtip-1, Tetovë-3, Strugë-2, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Koçanë-2.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 131 pacientë të shëruar. Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur betejën me Kovid-19.

Reklame

Një pacientë nga Vinica i moshës 57 vjeçe, dy pacientë nga Ohri 77 dhe 57 vjeç dhe një nga Struga i moshës 74 vjeçare.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 15827, i pacientëve të shëruar 13315 dhe i personave që kanë ndërruar jetë 652. Ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 1860.