376 shtetas nesër kthehen nga Malta e Kroacia, së shpejti pritet të vijnë në vendlindje edhe 900 nga Gjermania

Advertisment

42 shtetas me 16 makina në formë të organizuar janë nisur sot për t’u kthyer nga Sllovenia për në Maqedoni. Po ashtu është organizuar edhe kthimi i 27 shtetasve nga Stambolli ku ishin bllokuar për shkak të pengesës për lëvizje që e solli virusi korona. Nesër drejt Shkupit do të vijnë 376 nga Malta dhe Kroacia tregoi për TV21 Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Jashtme Zoran Popov.

“Të dy fluturimet do të realizohen nesër në orën 12 nga Lavaleta drejt Shkupit, ku në 13:50 do të arrijnë, ndërsa nga Zagrebi drejt Shkupit në orën 12, ndërsa do të arrijë në orën 13 e 15 minuta. Në fluturumimn e Zagrebit kemi 226 qytetarë të paraqitur, ndërsa nga Malta 150”, theksoi Popov.

Reklame

Ditë më parë u kthyen 63 qytetarë nga Mali i Zi dhe 7 nga Polonia. E megjithatë shumë qyetetarë të tjerë, me të cilët sot komunikoi TV21, ende po presin përgjigje nga ambasadat në Gjermani, Zvicër, Austri e Bosnjë. E sekretari shtetëror Popov pohon se tani pas Maltës dhe Kroacisë, në rradhë për t’u kthyer janë 900 qytetarët e bllokuar në Gjermani.

“Koncentrimi më i madh i qytetarve të paraqitur vijnë pikërisht nga këto vende. Siç thash nesër kemi 2 fluturime. Sekretariati gjeneral i Qeverisë ka shpallur thirrje publike deri tek kompanitë ajrore dhe 3 fluturimet e radhës do të jenë për Gjermani, nga Berlini, Boni dhe Mynheni”, tha Popov.

TV21: Do me thënë presim që këta 900 qytetarë nga Gjermania të kthehen për kohë të shkurtër?

“Absolutisht. Pas dy fluturimeve të nesërme Gjermani është e radhës në listë dhe pres që në ditët në vijim ato fluturime të realizohen”, pohoi Popov.

Popov i tha TV21 se pret që për 2 deri në 3 javë që të përfundojë i gjithë ky operacion me kthimin e shtetasve në vendlindje. Pritet të ketë edhe rreth 15 fluturime të tjera por që ende nuk janë definuar.

Më vështirë do të jetë me kthimin e 350 qytetarëve që janë në Amerikën e Veriut, atë të Jugut, në Afrikë, Azi dhe Australi. Krahas vështirësive Popov pohon se po punohet edhe për kthimin e tyre, dnërsa si opsion mbetet bashkëpunimi me shtete e rajonit dhe Evropës që në fluturimet e tyre humanitare të ndihmojnë edhe për kthimin e shtetasve të Maqeodnisë.

Pas thirrjes së dytë nga MPJ, nga mbarë bota janë paraqitur 5250 shetas të Maqeodnisë për t’u kthyer në vendlidnje, por nga ta vetëm 2890 kanë pranuar kushtet që me të ardhur në vend të qëndrojnë për 2 javë në karantinë shtetërore si dhe vetë të mbulojnë shpenzimet e fluturimit. Kujtojmë se do të kthehen vetëm ata qytetarë që nuk kanë qëndrim të rregulluar në vendet ku kanë mbetur të bllokuar për shkak të virusit korona.