4 Maj shënohet Dita Botërore e Zjarrëfikësve

Që nga vitit 1999 çdo 4 Maj shënohet Dita Botërore e Zjarrëfikësve e cila e ka zanafillën që pas vdekjes së pesë zjarrëfikësve në Australi. Në këtë ditë të rëndësishme duhet kujtuar që shkaktarët më të mëdhenjë të zjarreve është faktori njeri, kështu shprehet Uka Aliti udhëheqës i Njësitit të Zjarrëfikësve në Tetovë.

UKA ALITI

Reklame

“Gjeneratori kryesor për shkaktimin e zjarreve është mos pastrimi i oxhaqeve, duke e patur parasysh se në rajonin e Pollogut shumica e qytetarêve ngrohen me dru, më pas luan rol edhe pikniket e ndryshme që i realizojnë qytetarët gjatë periudhës së pranverës, ndezin zjarre, por edhe një tjetër faktor është mos shuarja e cigareve në male, e potencoj këtë për shkak se një shkëndijë e vogël mund të shkaktoj probleme të mëdha”.

Ndryshe 4 Maji konsiderohet si Dita Botërore e Zjarrëfikësve ku shtete të botës organizojnë aktivitete të ndryshme si shenjë e respektit të punës së profesionit më stresues në botë por edhe punës sakrifikuese të zjarrëfikësve si dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në rastet emergjente. Ndërkaq në Tetovë kjo ditë zyrtarisht festohet me 20Maj në mënyrë solemne. /tetova1/