4 miliardë euro buxheti i Maqedonisë së Veriut për 2021

Advertisment

Qeveria e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 ka planifikuar një buxhet prej 4 miliardë eurove. Kjo u prezantua dhe iu dha dritë jeshile nga Qeveria.

Në fokusin e buxhetit për vitin e ardhshëm do të jetë sanimi i pasojave shëndetësore dhe ekonomike nga kriza me koronavirusin Kovid-19.

Reklame

“Viti 2021 do të jetë vit i shërimit të planit ekonomik. Vitin e ardhshëm nga buxheti i shtetit më së shumti mjete do të harxhohen në shëndetësi dhe ekonomi. Shteti plaifikon të harxhojë 4 miliradë euro, kurse në arkën shtetërore të derdhen 3.4 miliardë euro. Nëse thellohet kriza me pandeminë, qeveria ka të siguruar 50 milion euro, si rezerva buxhetore”, nënvizoi kryeministri Zoran Zaev.

Ministri i financave, Fatmir Besimi elaboroi detajet e buxhetit, duke njoftuar se janë paraparë para edhe për projekte kapitale.
dhe planifikime tjera.

“374 milion euro janë parashikuar për projekte kapitale për vitin e ardhshëm, ose për 20% më shumë nga palifikimet paraprake. Më së sjhumti do të investohet në shëndetësi, arsim, por edhe për infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore”, theksoi Besimi.

Deficiti buxhetor, nga ana tjetër, do të tejkalojë gjysmë miliardë euro dhe do të jetë 4.9% nga GDP-ja. Ministri Besimi paralajmëroi se huamarrjet do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm.

Qeveria parashikon stabilizimin e krizës shëndetësore dhe ekonomia të shënojë rritje për 4.1%. (INA)