4 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 9 numri i të prekurve

Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 në Kosovë.

Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

“Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente”, thuhet në një njoftim nga ministri Vitia në Facebook.