4 viktima dhe 120 raste të reja me COVID-19, 123 të shëruar

Advertisment

Katër pacientë kanë ndërruar jetë nga virusi korona në 24 orët e fundit. Ata kanë qenë të shtruar në spitalin “8 shatori” ishin të moshave 51, 56, 58 dhe 67 vjeç, përcjell Gazeta Express.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 120 raste të reja me COVID-19, nga gjithsej 954 teste të bëra, transmeton TV21.

Reklame

Në Shkup janë regjistruar 64 raste të reja, në Tetovë 14, në Ohër 7, nga 5 në Strugë, Kërçovë dhe Resnjë, nga 4 të infektuar në Kumanovë dhe Dibër, 3 në Manastir, nga dy raste të reja në Shtip, Prilep, Gostivar dhe Shën Nikollë dhe një rast i ri në Makedonski Brod.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 123 pacientë të shëruar. 92 nga Kumanova, 17 nga Shkupi, 5 nga Resnja, 4 nga Tetova, 2 nga Shtipi dhe nga një i shëruar në Prile, Veles dhe Kërçovë.