40 vjet nga demonstratat e studentëve në Kosovë

Sot bëhen 40 vjet nga organizimi i demonstratës studentore, e cila është protesta e parë që u shtyp me dhu në nga policia dhe ushtria jugosllave.

Më 4 mars 1981, studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981.

Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të bu rgosur.

Por përsëri, organet shtetërore ndërhyjnë me tërë bru talitetin e tyre gjatë tubimeve, dhe ish-ar mata jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës, dhe në tërë territorin u vendos gjendja e jashtëzakonshme, e më vonë edhe shtetrrethimi.

 

Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit shënuan fillin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia.

Me rastin e 40-vjetorit të demonstratave të ’81-shit, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës do të hapë ekspozitën “Vullkani” i Republikës, në Mensën e Studentëve në Prishtinë, në orën 11:00.