400 euro gjobë nëse shkruani grafite, disa dë.nohen, disa falen (VIDEO)

32
#

Në muret e ndërtesave çdo ditë shënohen grafite të reja. Për fat të keq, pjesa më e madhe e tyre shpërndajnë urr.ejtje. Ana Bitolanu, nga Ambasada e parë për fëmijë “Megjashi” thotë se ajo është pjesë e programit për arsimin për paqe, ku inkurajohet aktivizmi dhe përgjegjësia individuale.

“Qyteti në shumë vende është i vandalizuar me grafite që inkurajojnë urrejtje dhe janë kundër bashkëjetesës dhe çdo vlere njerëzore. Megjithatë ne u mësuam dhe vlerësojmë se shënimet e tilla janë normale. Punoj në program për arsimim për paqe, që mundohet të inkurajojë përgjegjësi individuale dhe kolektive si dhe aktivizëm”, tha Ana Bitolanu nga Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi”.

Grafitin “Shqiptari i mirë është shqiptari i vd.ekur” që e zëvendësoi me “V.dekje për urr.ejtjen, dashuri për të gjithë”, Gordana Pirkovskës i kushtoi kundërvajtje për shkak se e fshiu porosinë e urr.ejtjes. Ajo nuk deshi të flasë para kamerave, por thotë që institucionet në vend që ta mbështesin, po e dë.nojnë.