41 milionë fëmijë në botë janë mbipeshë

Prindërit duhet të kenë kujdes maksimal ndaj fëmijëve nga shkaku se gjatë pandemisë përpos rasteve të shpeshta të fëmijëve me problem psiqike gjithashtu është në rritje edhe numri i obezëve, ku ky i fundit është një pandemi në vete, kështu shprehet pediatri Rushit Salihi.

RUSHIT SALIHI – PEDIATËR

Reklame

“Kemi rritjen mbipeshë të fëmijëve që edhe në këtë anë është një faktor risku i madh për popullatën pediatrike në Evropë në këtë kohë kovidiane kam pas raste që një fëmijë llogarite i moshës 13- 14 vjeçar ka pasur në këtë kohën e kovidit një rritje të peshës gati 10- 15kg, kjo për një fëmijë është krim”.

Ndryshe, sipas statistikave në nivel global, rrethë 41milion fëmijë të moshës mbi pesë vjeç janë me mbipeshë, prandaj dhe mbipesha është cilësuar si epidemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. /tetova1/