41 raste të reja me Koronavirus dhe 2 viktima gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni

Advertisment

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë bërë gjithsej 728 teste dhe 41 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 2 viktima.
Të prekurit janë të shpërndarë sipas qyteteve të mëposhtme:

Shkup 17 ,Kumanovë 8 ,Prilep 8 ,Tetovë 4 ,Veles 2 ,Strugë 1 ,Manastir 1

Reklame

Ndërsa viktimat njëri është nga Shkupi dhe tjetri nga Gostivari. Njëri nga viktimat nga Shkupi ka qenë me sindromën Down. Kështu regjistrohet edhe viktima e parë më këtë sindromë në vendin tonë. Zakonisht këta persona vuajnë nga shumë sëmundje të ndryshme dhe një nga ato më të shpeshtat është edhe ajo e çrregullimeve kardiake.