42 persona arrestohen, nuk respektuan orën policore

Advertisment

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 50 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 42 janë arrestuar, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 65 personave ndërsa 65 persona të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Reklame

Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku nuk janë regjistruar shkelje të masës së izolimit-vetizolimit.