Advertisment
Gjatë 24 orëve të kaluara, 53 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 76 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetëizolim dhe nuk është evidentuar asnjë person që nuk e ka respektuar masën për izolim dhe vetëizolim.
Reklame
Sa i përket ndalimit të lëvizjes, gjatë 24 orëve të kaluara në nivelin e të gjithë vendit, 42 persona nuk e kanë respektuar ndalimin e lëvizjes, prej tyre 32 persona u arrestuan, pjesës tjetër u morën të dhënat dhe do të pasojnë masat e duhura.