44 vjeçarit nga Tetova i konfiskohen 13 mijë euro të falsifikuara

Policia e Tetovës pas një bastisje ka arr estuar 44 vjeçarin, banorë i Leshnicës së Poshtme tek i cili janë gjetur mbi 13 mijë euro të falsifikuara, material tjetër dhe dokumente për vepra të ngjashme.

Bastisja dhe arrestimi janë kryer në periudhën prej 10 e 30 deri në ora 11 e 20 minuta.

“Zyrtarët policorë nga SPB -Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të B.XH. 44 vjeçar nga Leshnica e Poshtme.

Gjatë bastisjes të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe me vërtetim u janë konfiskuar për ekspertizë rreth 13 mija euro, për shkak të dyshimit se janë të falsifikuara”, njoftojnë mes tjerash nga SPB-Tetovë.

Pas dokumentimit të rastit ndaj 44 vjeçarit B.Xh. do të ngritët padi adekuate.