#

Gjatë natës së kaluar në territorin e gjithë shtetit 46 persona nuk kanë respektuar vendimin për kufizimin e lëvizjes, me çrrastë 41 prej tyre janë arrestuar nga policia, ndërsa për të tjerët do të vazhdojnë procedurat adekuate.

Gjithashtu sa i përket masës për mbajtjen e maskave mbrojtëse ajën regjistruar 113 shkelje.

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e gjithë vendit 85 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërkohë që 18 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle ndaj personave që gjenden në izolim, gjegjësisht vetizolim dhe me këtë rast nuk është regjistruar shkelje të kësaj mase.