47-vjeçari nga Kumanova punësohet si polic me diplomë false

31

Policia e Kumanovës ka ngritur padi p.enale kundër 47 vjeçarit L.I. nga fshati Llojan, polic në vendkalimin kufitar në Tabanoc.

Siç informon Ministria e Brendshme, padia është ngritur për dyshim për kryerjen e veprës p.enale “f.alsifikim të dokumentit”.

47-vjeçari dy.shohet të ketë fa.lsifikuar një diplomë nga shkolla e mesme “25 Maji” në Preshevë, më pas në fillim të vitit 2003 të njëjtën diplomë e ka dorëzuar deri tek Ministria e Mbrojtjes gjatë nënshkrimit të kontratës për punësim si ushtar profesionist. Gjatë vitit 2005 i dyshuari të njëjtën diplomë e ka përdorur gjatë transferimit të tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është punësuar si polic.

Më 7 korrik të vitit 2005, Prokuroria Publike në Kumanovë ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarit për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës p.enale “fal.sifikim”, dhe në lidhje me përdorimin e diplomës së rr.eme gjatë punësimit./Alsat