5 ditë orë policore për Bajram, ja cili shtet vendosi kështu

Advertisment

Ministria e Shëndetsisë e Kuvajtit thotë se kushdo që kapet pa maskë mund të marrë tre muaj burg, ndërsa Katari thotë se dënimi maksimal është tre vjet

Kuvajti dhe Katari deklaruan të dielën se do të fillojnë të burgosin njerëz ose t’i gjobisin mijëra dollarë ata që nuk vënë maskë në publik.

Reklame

Ministria e Shëndetsisë e Kuvajtit deklaroi se kushdo që kapet pa maskë mund të përballet me tre muaj burg, ndërsa TV shtetëror i Katarit raportoi se dënimi maksimal do të jetë tre vjet.

Në Kuvajt, gjoba maksimale ishte 5,000 dinarë (16.200 dollarë), dhe në Katar, 200,000 rialë (55,000 dollarë), njoftoi Reuters, transmeton Tetova News.

Gjashtë shtetet e Gjirit kanë raportuar gjithsej më shumë se 137.400 infeksione me 693 vdekje nga virusi. Rastet në rajon fillimisht ishin të lidhura me udhëtimet, por më vonë u pa një përhapje në mesin e punëtorëve migrantë me të ardhura të ulëta në lagjet e varfëra.

Arabia Saudite, me një popullsi prej rreth 30 milion banorësh, ka numrin më të lartë me më shumë se 54,700 raste me 312 vdekje.

Një rritje e infeksioneve të kohëve të fundit ka bërë që qeveria Saudite të rivendos një shtetrrethim 24-orësh në të gjithë vendin gjatë festës pesëditore të Fitër Bajramit në fund të majit, në një përpjekje për të përmbajtur epideminë e ringjallur.

“Do të vendoset një shtetrrethim i plotë në të gjitha qytetet dhe rajonet në të gjithë Mbretërinë”, nga 23 maj deri më 27 maj, tha Ministria e Brendshme Saudite në një deklaratë të publikuar nga Agjencia Saudite e Shtypit javën e kaluar.

Katari, një komb me vetëm rreth 2.8 milionë, ka numrin e dytë të infeksionit më të lartë me më shumë se 32.600, me 15 vdekje.

Kabineti urdhëroi mbajtjen e maskave ​​për fytyrën “pas largimit nga shtëpia për ndonjë arsye” përveç kur ” drejton një automjet”, njoftoi Agjencia e Lajmeve Katar javën e kaluar .

Kuvajti ka 14.850 raste me 112 të vdekur, sipas njoftimeve të Worldometer .

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë numrin e dytë më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 midis gjashtë shteteve, 220 viktima. Ato kanë raportuar më shumë se 23.350 raste./TetovaNews