5 faktet kyçe, pse duhet të dalin vendet nga izolimi i plotë

Advertisment

Pse vendet duhet të dalin nga izolimi i plotë? “The Hill” shkruan se cilat janë 5 faktet kyçe, të cilat duhet ti cojnë vendet drejt hapjes.

Pjesa më e madhe e njerëzve nuk kanë rrezik të vdesin nga Covid-19

Reklame

Studimi i Universitetit të Stanford për antitrupat tregon se norma e vdekshmërisë ëshët 0.1 deri në 0.2 për qind, një rrezik shumë herë më i vogël se sa ai i parashikuar më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ishte 20 deri në 30 herë më i lartë dhe i cili nxiti politikat e izolimit.

Në New York City, qendra e pandemisë në SHBA, norma e vdekshmërisë për njerëzit nga 18 deri në 45 vjeç është 0.01 për qind, ose 10 për 100 000 në popullsi. Nga ana tjetër, njerëzit e moshës 75 vjeç e sipër e kanë normën e vdekshmërisë 80 herë më të lartë.

Ruani të moshuarit, për të shmangur mbipopullimin e spitaleve

Në Neë York, për të sëmurët nën moshën 18 vjeç, norma e shtrimit në spital është 0.01 për qind ose 11 për 100 mijë njerëz; nga mosha 18 deri në 44 vjeç shtrimi në spital është 0,1 për qind.

Gjysma e personave me Covid-19 kanë shfaqur simptoma të lehta ose nuk kanë shfaqur asnjë simptomë. Ndërsa pjesa më e madhe e të rinjve, personat e shëndetshëm, nuk kanë nevojë për kujdes mjekësor spitalor nëse sëmuren me virus.

Izolimi i plotë i popullsisë pengon krijimin e imunitetit të turmës, duke bërë që problemi të zgjatet

Ne dimë prej dekadash që infeksioni në vetvete i jep mundësinë njerëzve të krijojnë imunitet, në mënyrë që infeksioni të krijohet përmes krijimit të “imunitetit të turmës”.

Duke ndaluar të gjithë njerëzit, bllokohet kalimi i virusit tek personat me rrezik të ulët të cilët mund të krijojnë antitrupa, dhe nuk krijohet imuniteti i turmës.

Njerëzit po vdesin sepse kujdesi mjekësor për pacientët e tjerë po neglizhohet

Kujdesi mjekësor për miliona amerikan me sëmundje të tjera po injorohet dhe ata po vdesin sepse i kanë lënë vendin të sëmurëve me Covid-19. Shumë nga spitalet në shtetet e Amerikës kanë ndaluar ndërhyrjet kirurgjikale jo të domosdoshme.

Ndalimi i funksionimit të spitaleve, po ndalon diagnostikimin e sëmundjeve të rrezikshme si kanceri, biopsitë e tumoreve dhe aneurizmat e trurit të pazbuluara dhe potencialisht vdekjeprurëse. Trajtimet, përfshirë kujdesin urgjent, për sëmundjet më të rënda mungojnë.

Popullsia në rrezik mund të mbrohet me masa të targetuara

Provat tregojnë se të moshuarit janë pjesa e popullsisë më e prekur nga virusi. Ata janë personat që sëmuren më rëndë dhe kanë nevojë për ndihmë mjekësore në spital.

Duke ditur këtë fakt, mund të izolohet vetëm ky grup i popullsisë dhe të monitorohen personat që kanë kontakt me të moshuarit. Shtëpitë e të moshuarve, të cilat kanë një rrezik të lartë duhet të monitorohen në vazhdimësi dhe të izolohen.

Të gjitha këto fakte duhet të shërbejnë për të hartuar një politikë: të mbrohen në mënyrë strikte personat me vullnerabël, të vetë izolohen personat me simptoma të lehta dhe të hapen bizneset e vogla e vendet e punës me masa të distancimit social.

Kjo do të lejojë krijimin e imunitetit tek personat me rrezik minimal dhe me pasoja minimale, ndërkohë që shpëtohen jetë dhe parandalohet mbipopullimi i spitaleve dhe kufizohet dëmi i madh i krijuar nga izolimi i plotë i vendit./Opinion.al