5 teknika si të mbroheni nga qeni

Advertisment

Të dalësh në Tetovë në këmbë, patjetër se do të hasësh në qen të rrugës. Ato shpesh dijnë të bëhen të rrezikshëm duke sulmuar njerëzit. Por ka disa teknika se si mund të “kuptoheni pa sherr” me një qen të rrugës që nuk është i shoqëruar nga pronari.

Në vazhdim ju paraqesim 5 teknika se si të mbroheni nga një qen në rrugë:

Reklame

1. Mba me vete mjete mbrojtëse nga qent – një fishkëlluese, një sprei apo një shkop mund të ju mbroj nga qent agresiv të cilët mund të ju sulmojnë. Prandaj nëse ecni rrugës ku mund të ndjeheni të rrezikuar, më mirë të përgatitur se sa të sulmuar nga qent.

2. Largoju kontaktit me sy – Mos e shiko në sy qenin pasi ai atë mund ta kuptoj si një dëshirë për tu përballur. Në vend të shikuarit në sy, mbaje në përimetër të syrit por pa e parë drejtpërdrejtë.

3. Mbaje gojën mbyllur- Nxjerja e dhëmbëve është mesazh agresioni për qent, pra nëse qeshni ose mbani gojën hapur mund të jetë një sinjal i një armiku për qenin. Mbani gojën mbyllur që mos ju duken dhëmbët.

4 Bërtisni në mënyrë urdhërore – Kjo teknikë është shumë rrëndë të funksionoj te qent e rrugës, por nëse hasni në qen për të cilët janë kujdesur njerëz,ato shumë mirë do ti kuptojnë këto urdhëra dhe do të largohen. Mos përdorni zë miqësor derisa urdhëroni qenin, por ndërkoh mos piskëlloni osë të dridhni zërin, pasi ato japin mesazhe frike te qeni.

5. Lageni me uj qenin- Nëse keni uj me vete, spërkateni qenin me uj. Qent nuk e duan ujin, në trupin e tyre dhe largohen menjëherë.

Burimi: WikiHow