5 vjeçarja me Covid e intubuar, mjekët studiojnë rastin e veçantë

Advertisment

E intubuar dhe në gjendje të rëndë, në terapinë intensive në spitalin universitar të Padovas, gjendet edhe një vajzë 5-vjeçare e cila ka rezultuar pozitive nga Sars-Cov-2. Lajmi është konfirmuar nga burime spitalore, ndërsa Corriere della Sera shkruan se vajza është e para paciente e kësaj moshe që hyn në terapi intensive në Padova.

Vogëlushja që fillimisht ndodhej në urgjencën pediatrike, tashmë ka hyrë në terapi intensive, drejtuar nga doktor Tiberio Ivo.
Vajza mësohet se nuk vuante nga patologji të tjera dhe as nuk kishte udhëtuar jashtë vendit, së fundi.

Reklame

Ajo që I ka alarmuar mjekët është një situatë që gjatë orëve të fundit është duke u studiuar. Kur u prezantua në urgjencë, veç vështirësisë në frymëmarrje vajza kishte edhe një sindromë hemolitike-uremike, një lloj patologjie të shoqëruar me shkarkim të gjakut në veshka, që zakonisht është e lidhur me infeksionet gastro-intestinale. Ajo që mjekët po përpiqen të kuptojnë është nëse kjo sindromë ka qenë e shkaktuar nga Covid, (gjë që do të shënonte rastin e parë në botë), apo është rezultat i patogjeneve të tjera./Opinion.al