50-vjeçarja nga Shkupi infektohet për herë të tretë me COVID-19, këto janë detajet

Një grua 50-vjeçare nga Shkupi është infektuar për herë të tretë me coronavirus.

“Mendoj se gruaja i kapi të tri llojet e virusit. Ajo është testuar për simptoma, ndërsa testi PCR ka rezultuar pozitiv”, tha mjekja familjare Mira Atanasova për “Kanal5”.

Reklame

Sipas mjekut, testi i gruas nuk ishte surprizë.

“Ajo kishte dhimbje koke, dhimbje të fytit, temperaturë të lehtë dhe lodhje të zakonshme”, tha doktoresha Atanasova.

Sipas të dhënave të ISHP-së në Shkup, gjithsej shtatë qytetarë deri më tani për herë të tretë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.