53 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, ndërrojnë jetë dy persona

Coronavirus economic impact concept image

Brenda 24 orëve të kaluara janë regjistruar 53 raste të reja me Covid – 19 në vendin tonë, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 483.

Ministria i Shëndetësisë informon se në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Febrile kanë ndërruar jetë dy persona, një grua nga Struga e moshës 71 vjeçare dhe një burrë i moshës 77 vjeçare nga Kumanova. Brenda 24 orëve janë bërë 414 teste, ndërsa deri më tani në vend janë bërë 4920 testime për Covid – 19, bëjnë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, raporton Shenja.

Sipas të dhënave tona numri 53 rastet e reja janë shfaqur në

Shkup – 13 ,Strugë – 14 Kumanovë – 8 ,Shtip – 5 ,Prilep – 2 ,Tetovë – 2 ,Koçan – 6 ,Veles – 1