Thellohet trágjedia në Turqi, nxirren edhe disa trupa të vdékur nga gërmadhat

Advertisment

Ka shkuar në 29 numri i të vdekurve nga tërmeti që preku ditën e djeshme Turqinë dhe numri i të plagosurve është 1466.

Këto janë shifrat më të fundit që vijnë nga mediat turke.

Reklame

Tërmeti ishte me një magnitudë 6.8 i shkallës rihter dhe goditi Turqinë lindore.

Në gërmadhat e ndërtesave të shembura ka akoma trupa nën rrënoja ku sa më shumë kohë kalon aq më pak janë shpresat për ti nxjerrë të gjallë, kjo edhe për shkak të temperaturave shumë të ulëta që janë në vend.

Ditën e djeshme kanë shkuar deri në -6 gradë celcius.