58 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 58 raste të reja me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Reklame

Ai ka folur para mediave gjatë vizitës që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka bërë IKSHPK’së së bashku me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe atë të arsimit, Ramë Likaj.

“Sot ne kemi regjistruar në laboratorë 58 raste pozitive në Covid 19 që paraqit rritje në krahasim me ditët e kaluara”, tha Ramadani.

“Këto raste janë të shpërndara. Është një karakteristikë epidemiologjike pozitive që neve na bën të brengosemi por për të marrë motivim të vazhduar për të shuar këto vatra të cilat gjenden në Prishtinë, Viti, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Rahovec dhe në Prizren”, tha Ramadani.