6 futbollistë shqiptarë – Maqedonia publikon listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës

Advertisment

Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, ka zbuluar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Maqedonisë së Veriut, transmeton Gazeta Metro.

Më 8 tetor në Shkup, Maqedonia e Veriut zhvillon ndeshjen gjysmëfinale ndaj Kosovës, teksa fituesi do takohet në finale me fituesin nga ndeshja tjetër mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, me fituesin e finales që siguron pjesëmarrjen në Kampionatin Europian që mbahet në vitin e ardhshëm.

Reklame

Lista e publikuar nga Igor Angelovksi gjithashtu vlen edhe për dy ndeshjet që Maqedonia i zhvillon ndaj Estonisë dhe Gjeorgjisë, ndeshje këto të vlefshme për sezonin e tanishëm të Ligës së Kombeve.

Visar Musliu, Egzon Bejtullahi, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi dhe Ferhan Hasani janë gjashtë futbollistët shqiptarë të ftuar.