6 raste të reja me koronavirus në Tetovë

Informatë nga Shtabi i krizës – #COVID19 (16.04.2020)

Sot ju informojmë lidhur me masat e Shtabit të Krizës pranë komunës së Tetovës, si dhe për kërkesat të cilat i kemi dërguar deri te Qeveria e RMV që kanë të bëjnë me kufizime të caktuara lidhur me mbrojtjen e qytetarëve nga COVID 19:

Në komunën e Tetovës dhe komunat tjera përreth sot janë evidentuar edhe 6 raste të reja me COVID 19 me çka numri i përgjithshën i të infektuarve është 49.

Vlen të theksohet fakti se deri më sot nga Qendra për shëndet publik në Komunën e Tetovës janë bërë afër 400 testime për qytetarë të cilët i kanë përmbushur kushtet nga anketa epidemiologjike e Ministrisë së Shëndetësisë.

-Duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në vend Shtabi i Krizës ka dërguar kërkesë deri te Qeveria e RMV , që të ofrojë modus për asistencë financiare për të punësuarit e NJKTZ dhe NPK, duke marrë parasysh se në këtë periudhë keto shërbime kanë intenzitet të shtuar të punës në teren, kurse të hyrat institucionale për të mbuluar pagat janë reduktuar në masë të madhe.

-Kërkesë nga Shtabi i krizës pranë Komunës së Tetovës deri tek Qeveria e RMV dhe Ministria e Shëndetësisë, që të gjithë mjekët amë në teritorin e komunës së Tetovës të furnizohen më doreza,maska dhe mjete dezinfektuese.

-Kërkesë nga Shtabi i krizës, Komuna e Tetovës deri te Qeveria e RMV që perfaqesues nga ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” të dalin në teren me qëllim të evitimit të zjarreve në malin Sharr, duke marrë parasysh faktin se NJKTZ Tetovë nuk ka qasje deri te këto terene malore dhe shërbimet e kësaj njësia në kohë të pandemisë përveç shuarrjes së zjareve në komunën e Tetovës dhe komuna përreth janë të angazhuara edhe në dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave publike.

-Shtabi i Krizës ka përsëritur thirrjen për kompanitë/marketet që duan të parqiten për shpërndarje të produkteve ushqimore dhe higjienike gjatë fundjavës, duke ulur kriteret e aplikimit me qëllim të paraqitjes të sa më shumë subjekteve që do të mbulojnë edhe fshatrat dhe vendbanimet rurale.

-Gjithashtu kemi bërë njoftim me qëllim që të gjithë bujqit që nuk janë të regjistruar si të tillë në regjistrin e Ministrisë së Bujqësise, deri ditën e enjte në ora 12:00 të mund të paraqiten në numrin e telefonit 0800 55 043 dhe të njëjtit të mund të pajisen me leje qarkullimi edhe brenda fundjavës kur do kemi orë policore 3 ditore.

-Poashtu duke marrë parasysh tendencën në rritje të rasteve me COVID19 në komunën e Tetovës dhe komunat përreth kemi kërkuar nga Qeveria e RMV ndërprerje të plotë të transportit të organizuar të udhëtarëve mes komunave në rajonin e Pollogut, i cili kryesisht realizohet me autobusë dhe furgonë. Masa e kufizimit dhe ndërprerjes së transportit të organizuar të qytetarëve të bëhet sipas shembullit të komunës së Kumanovës.
Me këtë do të kontribojmë që të minimizohet dhe pamundësohet grumbullimi i qytetarëve në grupe më të mëdha që qarkullojnë nga njëra komunë në tjetrën, dhe me këtë do të minimizohet edhe rreziku për paraqitjen e rasteve të reja me COVID19 në këto komuna.

-Gjithashtu edhe këtë të enjte tregu i gjelbër dhe të gjitha tregjet e hapura dhe të mbyllura në teritorin e komunës së Tetovës nuk do të punojnë.

-Gjatë ditëve në vazhdim të bëhet dezinfektimi i objekteve fetare në komunën e Tetovës si dhe hapësirat përreth univerziteteve.

-Apelojmë edhe njëherë deri tek qytetaret të cilët kanë qenë në kontakt me persona të infektuar me Covid19, dhe persona të cilët janë kthyer nga shtete te jashtme detyrimisht të vetizolohen dhe njëherit nëse kanë simptoma të paraqiten detyrimisht të mjekët amë për t’ju nënshtruar testimit.

-Edhe njëherë përsërisim thirrjen deri te Banka Popullore, që të obligojë të gjitha bankat komerciale në komunën e Tetovës të adaptojnë orarin e punës në këtë gjendje të jashtëzakonshme, dhe të gjejnë modus për pagesën e pensioneve me qëllim që të moshuartit të mos grumbullohen para pikave pagesore. Gjithashtu bankat detyrimisht të angazhojnë shërbime për mbajtjen e rendit me qëllim respektimin e distancës sociale mes qytetarëve në objektet bankare. Ky apel vlen edhe për familjarët e personave të moshuar.