Gjashtë të vdekur dhe 129 raste të reja me Koronavirus në Maqedoni

Advertisment

Virusi Korona sot mori jetën edhe të 6 pacientëve, 5 nga Shkupi dhe 1 nga Struga me çka numri i v iktimave me Covid-19 ka arritur në 451. Gjithashtu, është regjistruar numër i madh i të prekurve sot. Nga 1535 testet e bëra në 24 orët e fundit, pozitiv me këtë virus janë diagnostikuar 129 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë

Reklame

Shkup 45 ,Shtip 25 ,Kumanovë 7 ,Nga 9 në Tetovë dhe Gostivar ,Nga 6 në Kërçovë, Manastir ,5 në Strugë 5 dhe 4 në Prilep ,Nga 3 në Ohër, Koçan, Sveti Nikollë ,Nga 1 në Dibër, Kavadar, Demir Hisar, Dellçevë

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë sot janë shëruar 109 pacientë, duke arritur në 5254 shifra e qytetarëve, të cilët ia kanë dal mbanë. Që nga shp ërthimi i pandemisë e deri më sot numri i të prekurve me CoVid-19 ka arritur në 9797. Aktualisht, 4092 raste janë aktive në gjithë vendin.