6 vite pa Dr. Florin, Landi emocionin me fjalët për mikun e tij të ndjerë

Advertisment

Janë bërë gjashtë vite që nga ndarja nga jeta e këngëtarit të dashur për publikun, Dr. Flori. Përveçse la një dhimbje të thellë te familjarët dhe të afërmit e tij, ai la dhimbje edhe te të gjithë ata që pëlqenin artin e tij.

Në këtë ditë ku bën 6 vite që ka ndërruar jetë, miku i tij Landi Hysi, e ka kujtuar atë përmes një postimi në “Instagram”. Ai ka publikuar një foto të këngëtarit dhe e ka shoqëruar me një shkrim prekës, për të treguar se vazhdon ende ta ndjejë mungesën e tij.

Reklame

“Psherëtij. Ti buzëqesh. Nuk psherëtij më. Kohë idiote. Kujtimi yt, mbetet. 17 nëntor 2014. Dr.Flori”, ka shkruar Landi.

Dr.Flori u nda nga jeta në një moshë shumë të re, por ai la pas qindra hite që dëgjohen ende sot e kësaj dite. Së bashku me dy miqtë e tij, Landi Hysin dhe Armir Shahinin, ai krijoi grupin West Side Family, i cili ishte një nga më të pëlqyerit nga të rinjtë gjatë viteve 2000-2009.