60 për qind e rusëve nuk pranojnë vaksinën Sputnik V

Rusia ka prodhuar një vaksinë kundër COVID, Sputnik V, por duket se vetë rusët janë shumë skeptikë në lidhje me të.

Sipas një studimi të kryer nga Instituti Levada Center, 60 për qind e rusëve nuk dëshirojnë ta marrin vaksinën, shumica e tyre midis moshës 18 dhe 24 vjeç.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Shumica përmendën efektet anësore, përfshirë ethet dhe lodhjen, si arsyen kryesore pse ata nuk dëshironin të vaksinoheshin.

Studimi, i kryer në 1,601 njerëz në 50 rajone, zbuloi se 64 për qind e njerëzve besojnë se koronavirusi është një ar më biologjike.

Vendi, me rreth 145 milion banorë, nisi një vaksinim masiv me Sputnik V në muajin dhjetor. Deri më 10 shkurt, dozën e parë e kanë marrë më shumë se dy milion rusë.