60 të p unësuar, vetëm njëri prej tyre shqiptar (VIDEO)

Advertisment

60 të punësuar, vetëm njëri prej tyre shqiptar. Ky është përfaqësimi i zhdrejtë në Drejtorinë për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Për ta përmirësuar këtë bilanc, kjo drejtori kishte hapur një konkurs që shef i departamenti për identifikimin, mbrojtjen dhe përdorimin e trashëgimisë kulturore të jetë nga bashkësia etnike shqiptare.

Por, kjo u bë sa për sy e faqe, pasi që në këtë pozitë tani më 5 vite punonte si e autorizuar Biljana Jovanovska. Ajo e pranon që për t’u punësuar sigurt ka treguar veten se është shqiptare, ndonëse nuk ka prejardhje të tillë dhe nuk dinte asnjë fjalë shqip.

Reklame