60-vjeçarja matjane që po thyen rrjetin, i bën ‘zbor’ fuoristradës (VIDEO)

44

Zonja, Fidane, 60-vjeç është kthyer në një personazh mjaftë të veçantë në rrjet. Ajo edhe pse është në një moshë ku aftësitë e trupi fillojnë dhe zbehen përsëri duket e fortë dhe mbi të gjitha nget makinën e saj si një “pilote” e vërtetë.

Zonja Fidane është shfaqur në rubrikën “Njerëz të padukshëm” që transmetohet në ERTV, si nje personazh i pazakontë.

60 vjeçarja shprehet se përmes makinës ka mundur të kryejë mjaft punë dhe se falë vullnetit të saj, ka mundur të përvetësojë në përdorim një pjesë të konsiderueshme të paisjeve elektronike.

‘’Kam rritur 7 fëmijë pa borxhe, makinën ma solli vëllai së bashku me ccelësat, dhe më tha ndac mësoje ndac jo. Kam bërë kurs në Peshkopi dhe tashmë jam mësuar me rrugën. Makina dhe telefoni janë mjet pune, po hipe në makinë duhet ta kesh mendjen në mësim se je me automatik në dorë”, shprehet Fidania./albeu