Prejardhja ime, nga Toplica!?

Advertisment

Nga Gafurr ADILI

Unë jam i Fazliut, Fazliu i Sherifit, Sherifi i Fazliut, Fazliu i Islamit, Islami i Bajramadilit, Bajramadili (Bajram Adili) nuk e dij i kujt ka qenë; sepse, sa herë e pyesja gjyshin t’im se, s’i është quajtur babai i Bajramadilit, gjyshi im më përgjigjej: “Mos pyet ma shumë!”.

Reklame

Gjyshi im (në vitet 80-të), më tregonte shumë histori të bukura për Bajramadilin, ndër të cilat edhe se, Bajramadili ka patur disa Mullinj në Vidin të Bullgarisë, prandej e kanë quajtur Bajram Beg! Vendosja e Bajram Adilit (Bajramadilit), së bashku me vëllaun e tij Zenko Adilin dhe 6 (gjashtë) djemtë e tij, fillimisht në fshatin Kastriot (sllavët e quajnë Sërbicë) dhe pastaj në fshatin Aranjell (Arambjellë, me i mbjellë arat), mua më rezulton që të ketë ndodhur gjatë periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), kohë kjo kur serbët, përmes masakrave të llojit të Çamërisë nga grekët, e kanë shpopulluar Krahinën e Toplicës, krahinë kjo që është shtrirë deri në Nish dhe në Vidin.

Thënia e gjyshit t’im: “Mos pyet ma shumë!”, më çon të dyshoj se babai i Bajramadilit duhet të ketë qenë i krishter (katolik ose ortodoks) dhe se Bajramadili (Bajram Adili) dhe vëllau i tij Zenko Adili, familja e të cilit edhe sot e kësaj dite ndodhen në fshatin Kastriot (Serbicë) të Kërçovës dhe e mbajnë mbiemrin Adili, duhet ta ketë pranuar fenë islame dhe, që të mos i quajnë kaurrë, pasardhësve të tyre nuk iu kanë treguar se s’i është quajtur babai i Bajramadilit.

Këtë konstatim, se babai i Bajramadilit ka qenë katolik, ma përforcon më shumë edhe ADN-Testi i vëllaut t’im (para 5 vitesh), nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, edhe ADN-Testi i bërë nga reperi i mirënjohur Unikkatil (Viktor Paloka) dhe që, nga të dy ADN-Testet rezulton se, familja Paloka (Kosovë) dhe familja Adili (Kërçovë) rrjedhin nga i njëjti Trung Gjenetik. Gjurmimet vazhdojnë…!

Kërçovë, më 9 Shkurt 2020