I lodhur nga Luana, Krenar Çoçaj a nkohet për herë të parë publikisht (FOTO)

Në llogarinë e saj në Instagram, Luana Vjollca tregon vazhdimisht se është e impenjuar me punë nga mëngjesi në darkë, duke u marrë me projektet e saj të reja.

Ndërkohë që po përgatitet për emisionin e ri ‘Take me out’, i cili do të nisë shumë shpejt transmetimin në ‘Top Channel’, Luana po punon edhe për një projekt të ri muzikor.

Reklame

Mirëpo, këto angazhime të shumta të Luanës duket se e kanë lodhur partnerin e saj, Krenarin.

‘Lodhja’ e tij ka arritur deri në atë pikë sa Krenari i është ankuar publikisht moderatores në postimin e fundit në Instagram.

Krahas fotos ku Luana tregon se ndodhet në studio duke regjistruar, partneri i saj shkruan:

‘Na ke lodh pune pune qu shko naj pushim mo..?’

Moderatorja nuk i ka kthyer ende një përgjigje Krenarit, i cili le të themi që ‘e ka ftuar’ partnerenpër të bërë disa pushime.

Luana dhe Krenari po shijojnë prej disa vitesh lidhjen e tyre të dashurisë, mirëpo kanë preferuar të tregohen sa më diskret në publik për marrëdhënien e tyre.