Advertisment
Gjatë 24 orëve të kaluar sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, 66 qytetarë të Maqedonisë së Veriut nuk e kanë respektuar masën e ndalesës për lëvizje, gjegjësisht orën policore, ndërkaq 45 prej tyre janë arrestuar.
Sipas statistikave, janë dhënë 116 personave u është dhënë vendim për izolim, ndërkaq 35 kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim.
Reklame
Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle te personat që janë në izolim dhe vetëizolim, gjatë së cilës është konstatuar se dy persona nuk e kanë respektuar masën.