69 të prekur, shifra më e lartë në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë!

Burime për Top Channel bëjnë me dije së në 24 orët e fundit janë konfirmuar 69 të prekur me covid.

Kjo është shifra më e lartë në vend që nga fillimi i pandemisë. Prej ditësh tashmë po regjistrohen shifra të larta, si 42, 44, 48 apo 57 si ditën e djeshme.

Reklame

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video-mesazh për të gjithë qytetarët, ku bën thirrje të ruhet distanca dhe të dezinfektohen ambientet ku qëndrojmë.