7% e fëmijëve përballen me çregullime në të folur

Frika, stresi dhe ankthet janë disa nga faktorët që ndikojnë në çrregullimin dhe ritmin e të folurit rrjedhshëm. Sipas logopedes Ajshe Beqiri, prindërit në këtë kohë janë më të vetëdijshêm nê krahasim me të kaluarën dhe marrin masa nëse vërejnë çrregullime tek fëmijët e tyre.

AJSHE BEQIRI – LOGOPEDE

Reklame

“Në krahasim me të kaluarën tani prindërit janë më të informuar, kanë më tepër njohuri rrethë çrregullimeve të ndryshme në gjuhë, në të folur, në shkrim, lexim, ritëm dhe tempo. Por gjithëmonë ka një hapsirë që duhet të përmbushet ende. Konkretisht peindërit që janë në kontakt direkt dhe qëndrojnë gjithmonë me fëmijët e tyre ta vërejnë çrregullimin me kohë apo në moshën më të hershme dhe e njejta të mund të tejkalohet shumë shpejt”.

Ndryshe, çrregullimet në të folurit prekin 3% të popullatës por përqindja rritet ndjeshëm tek fëmijët e moshës 2 deri 3 vjeç që shkon deri në 7%. Çrregullomet mund të jenë trashëguese, mund të fitohen kur fëmija mund të përjetojë ndonjë stres por e njëjta me trajtim mund të tejkalohet. /tetova1/