7 mijë persona kanë humbur vendin e tyre të punës shkaku i krizës me korona virusin

Advertisment

Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, nuk e di saktësisht se sa qytetarë deri tani kanë paraqitur humbjen e vendeve të tyre të punës për shkak të krizës me koronavirusin, por sipas numrave të fundit të disponueshme, bëhet fjalë për 6.000-7.000 persona.

Carovska tha se për këtë çështje, përgjigja duhet të kërkohet tek Agjencia për punësim.
“Numri i fundit që kam është rreth 6.000-7.000 persona, por do t’ju dërgoja tek Agjencia e punësimit për t’ju dhënë përgjigje të saktë dhe precize,

Reklame

se deri ku janë duke i përpunuar ato kërkesa dhe sa i kanë realizuar ato pozitivisht”, tha Carovska pas vizitës së kompanive në Komunën e Kisella Vodës.