Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Rey Manaj bie pre e hajdutëve.
Banesa e futbollistit lushnjar, i cili dje shënoi dy gola me fanellën e Barcelona B, është grabitur nga një grup hajdutësh.
Edhe pse mediat në Spanjë nuk kanë raportuar asgjë rreth ngjarjes, ka qenë menaxheri i VIP-ave në Shqipëri, Xhani Demika, ai që ka zbuluar gjithçka përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas tij, Manajt i janë vjedhur 70 mijë euro cash edhe tre ora të shtrenjta.
Ndërkohë vetë Manaj nuk ka reaguar ende.