Ministria e Shëndetësis ka publikuar raportin për situatën më të re me Covid në Maqedoni.
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3 323 teste të kryera janë regjistruar 721 raste të reja me virus.
Prej tyre në Shkup-357, Prilep – 72, Kavadar dhe Gjevgjeli – nga 42 secili, Negotinë – 30, Ohër – 26, Veles – 20, Gostivar – 18, Kumanovë – 17, Manastir – 16, Koçan – 12, Krushevë – 10, Strugë – 8, Shtip dhe Bogdanci – nga 7 secil, Kriva Palanka – 5, Kërçova, Resnja dhe Vallandova – 4 secili,
Tetova dhe Vinica – nga 3 secili, Strumica, Delçevo, Demir Kapija dhe Pehçevo – nga 2 secili, Sveti Nikole, Radovish, Probishtip, Kratovo, Makedonska Kamenica dhe Dojran – nga 1 secili qytet.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1 753 pacientë.
Ndërsa betejën me virusin e kanë humbur 9 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 105.269 raste, prej të cilëve 93.942 janë shëruar, kurse 3.165 kanë ndërruar jetë.
Vendi aktualisht ka 8.162 raste aktive.