73 vjeçari nga Gjilani do t’ju habis me fizikun e jashtëzakonshëm (VIDEO)

78

Fitnesi është pjesë e jetës së tij tash e sa vite.

Dhe kjo ka bërë që, Jonuz Cana nga Gjilani, të duket sikur të mos jetë një 73 vjeçar.

Cana thotë se me kalimin e viteve natyrisht se humb balancinë e forcës dhe fleksibilitetin. Por, shton se gëzon një shëndet të mirë, pikërisht falë ushtrimeve fizike.

Një tjetër element i rëndësishëm që ky 73 vjeç gëzon shëndet të mirë është edhe ushqimi, pasi i kushton një rëndësi të veçantë.

Të qenit aktivë që në moshë të hershme e bën më të lehtë përballimin e ushtrimeve fizike, tani në këtë moshë.

 

Përveç fitnesit, gjilanasi merret edhe me hiking, ku shpeshherë i sfidon edhe të rinjtë me ecje malore.

Me vite të tëra, mjeku i ORL-së është munduar ta bind edhe gruan e tij të merret me sport. Mirëpo, tani ajo nuk ka një shëndet të mirë, siç ia ka dëshiruar burri i saj.

73 vjeçari është një inspirim për të gjithë adhuruesit e fitnesit. Por, Cana i këshillon të rinjtë, duke thënë se për ta pasur një trup të formësuar duhet ushtruar një kohë të gjatë.

Cana tregon se në fitnes ushtron gjithmonë vet, meqë bashkëmoshatarët e tij nuk merren me këtë sport. E fitnesi atij i ka ndihmuar të krijojë shoqëri me të rinjtë, duke u bërë edhe një trajner për ta./GazetaExpress