769 të vdekur në Spanjë gjatë 24 orëve të fundit

Vijon të rritet numri i viktimave ditë pas dite në Spanjë nga COVID-19. 24 orët e fundit janë regjistruar 769 të vdekur, duke e çuar shifrën totale në 4858.Një ditë më parë humbën jetën 655 persona. Vetëm Italia ka më shumë vdekje se Spanja me 8215.

Numri i të infektuarve në Spanjë ka arritur mbi 64 mijë. Italia, Kina dhe SHBA-të kryesojnë për nga numri i të prekurve. Prej ditës së djeshme SHBA-të kanë kaluar edhe Kinën me 86 mijë të infektuar, nga rreth 82 mijë që numëron Kina, e cila po mbërrihet gjithashtu edhe nga Italia.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Më shumë se gjysmë milionë persona në të gjithë botën janë prekur nga koronavirusi, nga të cilët 24 906 kanë humbur jetën dhe 127 564 janë shëruar.