78 vjeçari nga Gostivari ndërron jetë në çajtore

Advertisment

Pasditën e të enjtes rreth orës 16:30 në Stacionin Policor në Gostivar, nga Njësia Urgjente e Spitalit të Gostivarit është raportuar se te ata është sjellur një person i vd ekur.

Sipas denoncimit, në një çajtore në Gostivar, I.R. 78 vjeçar, i cili ka qenë te lokali, në një moment i përkeqësohet gjendja shëndetësore.

Reklame

Pastaj me autoambulancë është dërguar te Njësia Urgjente, prej ku nga ana e mjekut, është konstatuar vd ekja e tij.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.