Myftinia e Shkupit tregon rregullat që duhet të zbatohen prej nesër pas hapjes së dyerve të Xhamive

Advertisment

Prej nesër Bashkësia Fetare Islame ka vendosur që t’i hap dyert për besimtarët pas mbylljes për shkak të koronavirusit. Nga Myftinia e Shkupit kanë dërguar një letër qarkore në të cilën janë të përshkruar rregullat që duhen të zbatohen nga ana e Këshillave të xhamisë dhe nëpunësve fetare.

Për çdo ditë do të bëhet dezinfektimi dhe pastrimi i xhamive ,Të mbyllen abdes’hanet, shatërvanët dhe tualetet e xhamive ,Të vendosen dezinfektues në hyrje të xhamive

Reklame

Për faljen e namazeve (sipas mundësisë) të adaptohen oborret e xhamive. ,Të vendohen pika orientuese brenda xhamisë për ruajtjen e distancës gjatë faljes.
Të mos lejohet në hapësirat e brendshme të xhamisë të hynë më tepër njerëz sesa ka hapësirë sipas distancës së paraparë. ,Imamët do të udhëheqin xhematin gjatë namazeve që janë jashtë orës policore, ndërsa brenda orës do të vazhdojë të thërret ezanin deri në ndonjë vendim tjetër.
Hutbeja e ditës së xhuma mos të jetë më e gjatë se 10 minuta ,Te mos realizohen ligjërata tradicionale pas namazit të drejtës dhe të ikindisë por të njëjtat vazhdojnë të realizohen online.

Këshilli i xhamisë mban rendin gjatë hyrjes dhe daljes nga xhamia.