8 persona nga Tetova, nuk e kanë rrespektuar vendimin për lëvizje të kufizuar

Zëdhënësi i policisë në Tetovë Fatmir Rexhepi bëri të ditur se në periudhën prej ora 07.00 të datës 20 Prill deri ora 07.00 të datës 21 prill, në rajonin e SPB Tetovë, gjithsej 8 persona nga Tetova, nuk e kanë rrespektuar vendimin për lëvizje të kufizuar,

me ç’rast janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, ku ndaj të gjithëve do të pasojnë edhe parashtresa adekuate, sipas nenit 206 nga Kodi Penal,
për ,,Mos-veprim sipas rregullave shëndetsore, gjatë kohës së epidemisë” informon TetovaSot.

Në këtë periudhë numri i personave të vendosur në karantinë shtetërore në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, është 221 (TE-62 dhe Gv-159),

mes të cilëve janë regjistruar 11 persona të ri të cilët janë të vendosur në rajonin e Gostivarit, ndrsa numri i personave të ri të evidentuar në vetë-izolim është 4 (GV-4), kurse nuk ka pasur asnjë person të ri të regjistruar me vendim të Inspektoratit shtetrorë-sanitar.TS