82-vjeçari nga Prizreni tregon si e mb.yti ariun me sëpatë që ta shpëtojë djalin (VIDEO)

44

82 vjeçari nga Korisha e Prizrenit, Avdyl Gega ka folur në emisionin Frontal në T7 mbi historinë e tij që lidhet me një ari.

Gega kishte mb.ytur një ari i cili rrezikonte jetën e djalit të tij, Ylberit 10 vjeçar. E gjithë ngjarja ndodhi më 2007.

‘’Isha me djalin tim duke e dërgu me ja tregu var.ret e të parëve tanë. Rrugës po ulërin një arushë. Ajo ishte e pla.gosur, dhe kur na pa mendoi që ne e kishim pla.gos’’, tregon Gega në T7. Gega rrëfen në detaje momentin kur qëllon ariun me sëpatë.

‘’Ja kom ly midis ballit, ma zor, kom hjek masnej tuj e hjek sakicën prej ballit edhe sakica e vogël, se skom pas sakicë të madhe. Edhe u rrzu, para meje u rrzu. Vec u çu ma ka ngjit kamën e djathtë, I kam shejat e dhambve. Po çuditna qysh e fitova luf.tën, po kryesorja ish prej djalit me ik alarmi e taksirati’’, rrëfen Gega.

I moshuari thotë se ariu ngordhi pasi piu ujë në liqenin afër me gjithë pla.gët që ia kishte bërë vetë Gega.