Karaxhoski: Ka protokoll për zgjedhje, askush nuk infektohet nga votimi

Komisioni ka përgatitur një protokoll dhe ai është dorëzuar në KSHZ, por ne nuk mund të projektojmë në cilën periudhë mund të ketë zgjedhje. Askush, askund nuk e ka ndaluar procesin zgjedhor për shkak të kovidit. Askush nuk do të infektohet nëse i respekton masat mbrojtëse, thotë kryetari i Komisionit për sëmundje infektive Zharko Karaxhoski.
Në një intervistë për Slloboden peçat”, ai theksoi gjithashtu se infeksioni me kovid-19 nuk përhapet duke shkuar në votime, por duke mos i respektuar masat.

“Komisioni mori për detyrë të përgatisë një protokoll zgjedhor. Askush nuk na ka thënë kurrë se kur do të jenë zgjedhjet. KSHZ në përbërje të plotë u thirr tek ne dhe na u kërkua t’u jepnim atyre një kriter për zbatimin e ditës së zgjedhjeve. Komisioni përgatiti një protokoll dhe ai i është dorëzuar KSHZ-së.

Reklame

Por ne kemi thënë që ne nuk mund të projektojmë një periudhë në të cilën mund të zhvillohen zgjedhjet. Thjesht thamë se cilat kritere duhet të përmbushen për t’u zbatuar. Edhe në vendet fqinje përgatiten zgjedhje.

Askush, askund nuk e e ka ndërprerë procesin zgjedhor për shkak të kovidit.
Sepse askush në jetën tonë normale nuk do të infektohet nëse i respekton masat mbrojtëse, për distancë, nëse mbajnë maskë ose nëse dezinfektohen.
Pra, ne kemi bërë një protokoll që është i vlefshëm kurdo që të mbahen zgjedhjet”, tha Karaxhoski.

Komisioni për sëmundje infektive me kërkesë të presidentit Stevo Pendarovski, pas takimit të liderëve nga mesi i muajit të kaluar përgatiti një protokoll për mbajtjen e zgjedhjeve. Rekomandoi respektimin e rreptë të masave mbrojtëse, mbajtjen e maskave dhe dorezave, mbajtjen e distancës dhe dezinfektimit gjatë fushatës dhe ditën e zgjedhjeve, dhe nëse është e mundur edhe zgjatjen e periudhës së votimit për dy orë.

Protokolli përcakton se të gjitha aktivitetet në fushatë dhe para tij duhet të kryhen kryesisht duke respektuar distancën fizike prej 1.5 deri në 2 metra, larjen dhe dezinfektimin e duarve, bartjen e maskës mbrojtëse ose mbulimin e gojës dhe hundës gjatë të gjitha aktiviteteve partiake në ambiente të mbyllura, por edhe të hapura kur nuk mund të mbahet distanca.

Masat duhet të respektohen në të gjitha tubimet në ambiente të hapura dhe të mbyllura dhe duhet të përdoret një altoparlant për të evituar përqendrimin e më shumë njerëzve në të njëjtën hapësirë. Gjatë zhvillimit të fushatës derë më derë, patjetër të mbahen pajisjet mbrojtëse, distanca nga bashkëbiseduesit duhet të ruhet, të mos hyhet nëpër shtëpi, por vetëm në derë ose në oborre.

Aktivitetet e partisë në vend që në shtabe duhet të kryhen në ambiente të hapura dhe nëse është e domosdoshme të mbahen brenda, duhet të respektohen të gjitha masat, të mos zgjasin më shumë se dy orë dhe më pas të ajroset dhe të bëhet dezinfektimi ditor;
Të mos tubohen numër i madh i qytetarëve në pikat për materiale reklamuese dhe në stenda të ketë më së shumti dy aktivistë.

Transporti partiak të bëhet me mjete të transportit publik, shfrytëzimi i kapacitetit të automjetit të jetë 50 për qind dhe të gjithë brenda të mbajnë pajisje mbrojtëse, ndërsa transportuesit duhet të sigurojnë dezinfektues.

Protokolli për ditën e zgjedhjeve parashikon që anëtarët dhe vëzhguesit e këshillave zgjedhorë të mbajnë maska dhe doreza mbrojtëse, dritaret të hapen ose të ajroset çdo orë dhe duart të dezinfektohen.

Votuesit duhet të presin në distancë prej dy metrash për të dezinfektuar duart kur hyjnë në vendvotim, të mbajnë pajisje mbrojtëse, kur ta japin letërnjoftimin e tyre shkurt ta heqin maskën për identifikim dhe pas votimit sërish të dezinfektohen. Në ambiente të mos ketë më shumë votues sesa numri i kutive për votim. Komisioni gjithashtu rekomandoi, nëse është e mundur që të zgjatet koha e votimit për dy orë./MIA