85 vjeçari shqiptar kërkon grua, duhet të plotësojë këto kushte (VIDEO)

114

Abdulla Cekani, një 85 vjeçar shqiptar, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Historia ime”. Gruaja e tij ka ndërruar jetë që prej 15 vitesh dhe ai kërkon një partnere në krah sepse ndihet i vetmuar.

Abdulla jeton me nusen dhe djalin e tij por nuk shkojnë mirë bashkë, andaj dhe ai ka vendosur të gjejë një grua për të kaluar pjesën e mbetur të jetës. Ai ka treguar në emision kushtet që duhet të plotësojë gruaja.

“E dua fshatare të jetë me pension, jo qytetare. Qytetare nuk vjen atje ajo, nuk vjen atje ku jam unë dhe unë në qytet s’vij dot”, u shpreh ai.

I pyetur nga Mirela Milori se për çfarë e do një grua në moshën 85 vjeçare, ai u shpreh: “Po të flasësh një llaf me të, të pish kafe me të, të lan robat, për të gjitha problemet. Dhe të re nuk e dua, të jetë me pension, se të re nuk e dua”

Abdulla ka treguar se motrat i thonë shpesh të mos e përmendë gruan në këtë moshë por megjithatë ai kërkon ta marrë për vete e jo për ato.