87 të infektuar, një viktimë dhe 5 të shëruar

Në 24 orët e fundit, të infektuar të ri me Covid-19 janë regjistruar 87 persona.

Sërish kryeson Shkupi me 41 raste të reja, e pasuar nga Shtipi 16, Kumanova 12, Tetova 10, Probishtipi 4, Ohri 2, Gostivari 1 dhe Struga 1.

Reklame

Njëkohësisht, ka vdekur edhe një pacient nga Kumanova.

Në total, numri i të vdekurve nga Covid-19 që nga fillimi i përhapjes së virusit arrin në 157 viktima, ndërkohë që të shëruar dje janë regjistruar 5 pacientë.