92 – vjeçari nuk ka prerë flokët prej 80 vitesh prej një besëtytnie të çuditshme

Advertisment

Një besim që lidhet me flokët dhe vdekshmërinë ka bërë që një 92 – vjeçar në Vietnam të mos i ketë prerë flokët asnjëherë në 80 vite. Arsyeja? Ai mendon që nëse i pret flokët do të vdesë!

Nguyen Van Chien, nga rajoni jugor Mekong Delta i Vietnamit, thotë se besimi i tij e këshillon që të mos bëjë ndryshime në fizikun e tij.

Reklame

Gjatësia e flokëve të tij arrin 5 metër dhe ka vite që nuk i ka larë dhe krehur.

“Unë besoj se nëse i shkurtoj flokët do të vdes dhe nuk guxoj të ndryshoj asgjë, madje as ti kreh.” tha Chien.

Djali i pestë i Chienit, Luom, 62 vjeç, e ndihmon atë të menaxhojë flokët e tij gjigante. Edhe ai beson në lidhjen midis flokëve dhe vdekshmërisë.