96 raste të reja dhe 10 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoni

Advertisment

Ministria e shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 724 testime ndërsa janë regjistruar 96 raste të reja me koronavirus. Shkup 24, Kumanovë 6, Shtip 24, Prilep 1, Tetovë 7, Strugë 9, Manastir 1, Ohër 6, Gostivar 4, Strumicë 3, Kriva Pallankë 1, Radovish 5, Koçani 2 dhe Sveti Nikollë 3.

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 61 pacientë të shëruar: Shkup 27, Kumanovë 16, Prilep 4, Tetovë 4, Kavadar 1, Gjevgjeli 1, Kriva Pallankë 3, Kratovë 1, Kërcovë 1 dhe Resnjë 3.

Reklame

Dhjetë persona kanë humbur jetën, katër nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një pacient në Shtip, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë. /SHENJA